Sytë janë pasqyra e shpirtit dhe për fat të keq edhe e moshës. Nga ana tjetër fatmirësisht ekzistojnë produkte dhe trajtime që pavarësisht viteve, dukja e tyre të jetë sa më perfekte.
Lëkura e syve është 10 herë më shumë e hollë dhe delikate, sesa pjesa tjetër e fytyrës. Për këtë arsye kolagjeni dhe elastina në atë zonë është e predispozuar të degradohet më shpejtë. Me kalimin e kohës muskujt në të gjithë trupin kanë aftësinë të ngurtësohen dhe tkurren, prandaj me kalimin e viteve shikimi ynë bëhet më i vogël.
Çfarë duhet të bëni?
Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është masazhi i rregullt dhe delikat.
Një masazh rrethor nga jashtë në drejtim të brendshëm për të tonifikuar dhe hekurosur. Me këtë lëvizje ne çlirojmë tensionin, duke stimuluar kolagjenin dhe elastinën, dhe për këtë arsye relaksohemi dhe hapim muskujt e syrit.
Një masazh nga brenda jashtë për të ndihmuar nyjet limfatike.
SUPER-KËSHILLA: gjatë ditës, kur mundeni bëni një “O” të madhe me gishta, kështu që muskujt poshtë syrit do të zgjaten (shtrihen) dhe do të pushojnë nga i gjithë tensioni. Një këshillë tjetër e rëndësishme, mos i mbyllni menjëherë sytë kur shkoni për të fjetur.