MENU
klinika

Kur do publikohet

Dafina prezanton albumin e ri “The Absolute Vol. II”

15.11.2024 - 18:00

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë me dije se albumi i saj i fundit, “The Absolute Vol. II”, do të publikohet më 12 dhjetor.

Ky projekt muzikor i përbërë nga 12 këngë pritet të tërheqë vëmendjen e fansave dhe të audiencës së gjerë, duke përfshirë disa bashkëpunime të veçanta. Ndër këngët e albumit janë përfshirë: “A të kam mungu”, “Jom ka du me të pa” me Ylli Limanin, “Tranquilo”, “Habiti”, “Qaj qaj” me 2 Ton, “Dumla Dumla” me Dystinct, “Menushëm”, “Prit” me Mossin, “Yolo” me Ricky Rich, “Aman” me Lumi B, “Ta dish”, dhe “Natën” me Shpat Dedën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Albumi i parë “The Absolute Vol. I” u publikua më 25 janar 2024 dhe përfshinte gjithashtu 12 këngë, me bashkëpunime të njohura me artistë të tillë si Mozzik, Afrim Muçiqi, MC Kresha, Elinel dhe Vig Poppa. Këngët e këtij albumi kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke grumbulluar miliona klikime në YouTube.

Me siguri, ky projekt do të jetë një moment i rëndësishëm për skenën muzikore shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka ardhur koha të kujdesem për veten”

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?