MENU
klinika

"Pse është plakur kaq shumë?"

Debate në rrjetet sociale pas shfaqjes së fundit të Kate Middleton

13.11.2024 - 17:00

Panelistja e emisionit “Mirëmëngjes Britani”, Narinder Kaur, është përballur me një reagim të ashpër pas deklaratave se Kate Middleton është ‘plakur aq shumë’ pasi u kthye në detyrat mbretërore pas trajtimit të kancerit.

Ish-konkurrentja e “Big Brother” bëri komentin fyes në rrjetin social X teksa ripostoi një artikull në lidhje me Princeshën e Uellsit që merrte pjesë në përkujtimet e së “Dielës së Përkujtimit”, në Cenotaph.


51-vjeçarja, e cila shfaqet si komentuese në emisione, duke përfshirë GMB, GB News dhe Loose Women, shkroi:

“Pyetje- Përse Kate është plakur kaq shumë? A nuk është ajo vetëm 42 vjeç? A mos vallë është ndonjë duhanpirëse e madhe? Sepse ky do të ishte shpjegimi i vetëm”.

Tweet-i i Kaur shkaktoi një stuhi zemërimi, me përdoruesit e tjerë të X-it që e quajtën komentin “të tmerrshëm” dhe “të neveritshëm”.

Pas reagimeve të ashpra në rrjet, Narida vendosi që të bënte një reagim. Sipas 51-vjeçares, përdoruesit e internetit e morën në mënyrën e gabuar postimin e saj.

“Ishte një pyetje e vërtetë. Vëllai im ka bërë kimioterapi. Ai nuk u plak. Ai vdiq. Më falni nëse ishte postim i pandjeshëm ose thjesht i gabuar, më vjen keq”, ka thënë ajo pasi e kishte fshirë komentin e mëparshëm.

Reagon Arbenita Ismajli: Psikopat, jeta ime private nuk…

Fero publikon foton e ish-bashkëshortes me të dashurin e ri?

Rikthehet në stil të viteve ’80

Rita Ora befason me modelin e ri të flokëve

“Më dukej e vështirë jetesa për të nesërmen”

Eneda Tarifa rrëfen periudhën e errët të jetës: Isha në depresion

Tendencat që duhet t'i provoni menjëherë

Si të kombinoni getat me ngjyra?