MENU
klinika

NBA

Bucks fitojnë edhe pa yllin e ekipit, Suns 6 fitore radhazi

23.01.2022 - 13:45

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks fitoi 133-127 ndaj Sacramento Kings, në një ndeshje spektakolare dhe me emocione. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Bucks, edhe pse pa Antetokounmpo, arritën të triumfojnë falë 34 pikëve të Middleton dhe 26 të Holiday. Me tri fitore radhazi, kampionët në fuqi të NBA ngjiten në vendin e katërt.

Në Perëndim, vijon të dominojë skuadra e Phoenix Suns, që sot kori fitoren e 36-të sezonale. Pheonix mposhti 113-103 Indiana Pacers, ndeshje ku u dalluan Bridges me 23 pikë e Biyombi me 21. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Suns.