MENU
klinika

“Ngelën pa martuar”

Djemtë e fshatrave të Vlorës ngrihen në protestë

16.11.2024 - 17:40

Duke treguar problematikat me të cilat haset qytetit i Vlorës, Albi, korrespondenti i “Aldo Morning Show” në Tv Klan tregon rastin e disa djemve të rinj, nga disa fshatra të Vlorës, të cilët kanë një hall të madh. Albi thotë se ata janë ngritur në “protestë” pasi rruga e pa rregulluar është bërë shkak që një pjesë e mirë e tyre të ngelen pa martuar.

Albi: Disa djem nga disa fshatra të Vlorës, nuk është se janë shumë larg. Me makinë le të themi që është 30 ose 40 minuta larg. Ata janë ngritur në “protestë”, ose më saktë le të themi që kanë ngritur një kritikë për faktin që kanë ngelur pa martuar.

Aldo: Jo ore, po si do ia bëjmë?

Albi: Po kanë ngelur pa martuar dhe kjo gjë vjen vetëm për faj të rrugës. Ata thonë që “është faji i qeverisë, që ne na ka lënë pa martuar”.

Aldo: Faji i qeverisë që i ka lënë pa martuar?! Seriozisht e ke?!

Albi: Po kështu thonë ata tani, jo se them unë. Por ata thonë që është faji i qeverisë që ne na ka lënë pa martuar, që nuk kanë shtruar rrugën. Dhe janë vajzat të cilat nuk duan që të martohen në fshat, flasim për kohën tani. Ndërsa para disa viteve kanë dashur që të martohen, por ka qenë rruga e cila bëhej pengesë për martesën e këtyre djemve, kështu që ata kanë ngelur pa martuar.

Aldo: Po me këtë projekt-buxhetin apo nuk ka lidhje?

Albi: Jo, jo. Ata thjesht donin që të bëheshe një rrugë që të martoheshin apo të krijonin një familje, por tani është pak vonë sepse kur donin vajzat nuk ishte rruga, tani që mund të bëhet rruga nuk duan vajzat.