MENU
klinika

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

26.11.2024 - 15:40

Emisioni i njohur politik i BBC-së ‘Hard Talk’ priti presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili u intervistua nga moderatori i njohur Stephen Sackur. Të dy diskutuan për pozicionin e Serbisë në skenën botërore, ndërsa Vuçiq ndër të tjera tha se fokusi i tij është përparimi ekonomik dhe marrëdhëniet normale me vendet e tjera. Prezantuesi e pyeti nëse Serbia ka në plan të kthehet drejt Perëndimit apo Rusisë dhe Kinës. Pyetja e parë e prezantuesit lidhej me pjesëmarrjen e Vuçiçit në radikalët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, por edhe me ndryshimet e tij. Ai e pyeti se si ishte pjesëtar i radikalëve si i ri.

“Ideologjikisht ishit të përkushtuar ndaj idesë së Serbisë së Madhe. Një ide që e çoi Ballkanin në kohë të errëta, në luftë, në krime lufte dhe humbje jetësh”, tha Sackur. “Nuk më vjen turp të pranoj se kam ndryshuar, por nuk jam dakord me ju se kush është fajtori për problemet në Ballkan dhe shpërbërjen e Jugosllavisë. Nuk e kam fjalën vetëm për problemet e brendshme në Jugosllavi. por edhe rolin e Perëndimit e kam pjekur, jam i rritur dhe duhet të kujdesem për njerëzit e mi”, tha Vuçiç, raporton BBC. Sackur po ashtu i ka përmendur se Serbia de facto e njeh Kosovën, gjë që presidenti i Serbisë nuk e ka pranuar.

“Normalizim do të thotë të ruash paqen. Ne kurrë nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo nuk është thënë dhe as nuk është shkruar. Ne po përpiqemi të jetojmë në paqe,” u përgjigj ai. “Është e qartë se Serbia nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian derisa ta njohë Kosovën”, shtoi Sackur, për të cilën Vuçiq iu përgjigj se NATO ka thyer të gjitha rregullat duke bombarduar Serbinë dhe se vendet evropiane që e njohin Kosovën po shkelin Rezolutën 1244 dhe duke shkelur kështu kufijtë kushtetues të Serbisë.