MENU
klinika

Nga kafeina tek arrat!

Nuk mund të përqendroheni? Këto ushqime do të ndihmojnë

13.11.2024 - 13:50

Dhe truri, si të gjitha organet e trupit të njeriut, ka nevojë për ushqim dhe energji.

Nëse e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk keni asnjë problem shëndetësor, atëherë janë disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni përqendrimin dhe të mos humbisni asgjë!

Kafeina ju bën më vigjilentë

Nuk ka asnjë pilulë magjike për të rritur IQ ose për të na bërë më të zgjuar. Megjithatë, disa substanca, si kafeina, rrisin energjinë dhe përmirësojnë përqendrimin. Kafeina ofron atë nxitje që ju nevojitet, por efektet janë të përkohshme. Për më tepër, thënia “moderimi është më i miri” vlen: sa më shumë kafeinë të konsumoni, aq më pak përfitime, pasi mund të shkaktojë nervozizëm dhe palpitacione. Pra matni!

Mëngjesi ushqen trurin

Të gjithë kemi dëgjuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por pse? Studimet tregojnë se mëngjesi përmirëson kujtesën dhe vëmendjen afatshkurtër. Ushqimet që renditen të parat në preferencat e studiuesve përfshijnë drithërat, bulmetet dhe frutat. Por mos e teproni: një mëngjes tepër i pasur mund të zvogëlojë në fund aftësinë tuaj për t’u përqendruar gjatë ditës.

Peshku për tru të fortë

Peshku përmban acide yndyrore omega 3, komponentë thelbësorë për trurin me një efekt mahnitës në funksionin e tij. Një dietë e pasur me këto lëndë ushqyese është shoqëruar me një rrezik të reduktuar të demencës dhe goditjes në tru. Përveç kësaj, ato kanë një efekt pozitiv në kujtesën, veçanërisht kur rritemi.

Çokollatë dhe arra çdo ditë? Po!

Arrat janë një burim i pasur i vitaminës E antioksiduese. Sipas studimeve, kjo vitaminë është thelbësore për parandalimin e rënies njohëse. Çokollata e zezë përmban antioksidantë të fuqishëm dhe stimulues natyralë, si kafeina, që rrisin përqendrimin. Megjithatë, kufizoni sasinë ditore në 30 g, e cila është e mjaftueshme për trurin, por pa ndikuar në peshë apo tregues të tjerë shëndetësorë.

Boronicat e fuqishme

Studimet e kafshëve tregojnë se boronicat mund të mbrojnë trurin nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe mund të zvogëlojnë simptomat e sëmundjeve të lidhura me moshën si Alzheimer dhe demencë.

Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve