Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative, që ktheu në Kuvend deputetët e PD të përjashtuar.
Sipas Niko Peleshit, vendimi i gjykatës nuk ishte i drejtë, ndërsa theksoi se “gjykata ka hyrë në një territor që nuk i takon”
Ai u shpreh se përjashtimi i deputetëve ishte i drejtë, duke theksuar se e respektojnë vendimin e gjykatës. Peleshi tha se do të ndjekin procedurat dhe nuk do djegin karriget.
“Mund të mos jetë i drejtë një vendim gjykate, të mos djegim karrigen kur nuk jemi dakord me një vendim gjykate, por duhet të ndjekim procedurën. Ne do ndjekim procedurën. Ky precedent që një Gjykatë Administrative merr atributet e organeve të Kuvendit, ne nuk jemi dakord, por kjo nuk do të thotë se do të djegim karriget, por do ndjekim procedurat”, tha nder te tjera Peleshi.