MENU
klinika

Serwer paralajmëron kaos

“Serbia mund të bëjë përpjekje për pushtimin e veriut të Kosovës”

06.11.2024 - 17:40

Daniel Serwer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka paralajmëruar kaos në Ballkanin Perëndimor nëse kandidati republikan, Donald Trump, fiton zgjedhjet presidenciale amerikane më 5 nëntor 2024. Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, derisa ka komentuar ciklin e ri zgjedhor në SHBA, ai ka theksuar se ndryshimet do të fillojnë shumë shpejt nëse fiton Trumpi, posaçërisht në kontekstin e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Serweri ka konsideruar se Serbia mund të bëjë përpjekje të pushtojë veriun e Kosovës.

“Serbia mund të përpiqet të pushtojë veriun e Kosovës dhe Republika Serbe mund të shkëputet nga Bosnja e Hercegovina. E gjithë kjo mund të ndodhë para inaugurimit më 20 janar”, ka vlerësuar profesori amerikan, derisa ka bërë thirrje për administratën aktuale të SHBA-së të shmangë “fatkeqësinë” nëse Trumpi vjen në Shtëpinë e Bardhë. “Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të përgatiten tani dhe të parashikojnë ngjarjet në rajon, edhe para zgjedhjeve. EUFOR-i dhe KFOR-i duhet të jenë të gatshëm të kundërshtojnë lëvizjet për të ndarë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën – planet për përforcime duhet të jenë gati”, ka potencuar Serweri.

Ai ka përmendur edhe rolin e diplomatit kontravers, Richard Grenell, i cili në kohën e administratës së Trumpit ka qenë emisar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili, sipas profesorit amerikan, ka qenë pro ndarjes së Kosovës, duke qenë se ka shtyrë përpara propozimin për ripërcaktimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajçak: I hapur për një bashkërendim më të afërt

“Motori i përbashkët SHBA-BE nuk ka funksionuar”

Reciprocitetin e paralajmëruar nga kryeministri ndaj Serbisë

Eksperti amerikan mbështet Albin Kurtin