MENU
klinika

Shuani kureshtjen! 👇

Tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

10.11.2024 - 16:20

Le të zhytemi në botën magjike të gjenetikës. Jemi të sigurt që të paktën një here në jetë keni pyetur veten se nga cili anëtar i familjes keni trashëguar tipare specifike. Na lejoni t’ju shuajmë kureshtjen dhe t’ju tregojmë disa nga tiparet gjenetike të cilat mund t’i merrni vetëm nga njëri prind.

Disa veçori fizike trashëgohen nga nëna

Disa tipare fizike si ngjyra e flokëve, karakteristikat e lëkurës dhe venat varikoze anë të lidhura me kromozomin X dhe trashëgohen nga nëna.

Gjatësia trashëgohet nga babai

Besoj se e keni dëgjuar shprehjen “Është i gjatë si babai i tij”. Mesa duket kjo është e vërtetë dhe është e vërtetuar shkencërisht. Gjatësia e një personi përcaktohet nga 700 variacione gjenetike të trashëguara nga të dy prindërit. Gjeni i gjatësisë së secilit prind duket se funksionon në një mënyrë paksa të ndryshme te secili person. Megjithatë, gjenet e babait janë më të rëndësishme në stimulimin e procesit të rritjes.

Zakonet e gjumit trashëgohen nga nëna

Një studim zbuloi se nënat i përcjellin ritmet dhe ciklet natyrale të gjumit dhe zgjimit fëmijëve të tyre më shumë sesa baballarët. Kjo do të thotë që nëse nëna juaj qëndron zgjuar deri vonë, gjasat janë që edhe ju mund ta keni po ashtu këtë zakon.

Dhëmbët e shtrembër trashëgohen nga babai

Në rastet kur babai ka shëndet të dobët dental, fëmija ka më shumë gjasa të bëjë vizita të shpeshta te dentisti. Kjo vlen sa i përket prirjes për formimin e gurëzave, dhëmbëve të shtrembër dhe të prishur.

Humori dhe emocionet trashëgohen nga nëna

Një studim i botuar në “Journal of Neuroscience” zbuloi se sistemi i trurit përgjegjës për rregullimin e emocioneve dhe çrregullimet e humorit lidhet më shumë me gjenetikën e nënës.

Gjinia-trashëgohet nga babai

Baballarët janë 100% përgjegjës për gjininë e të porsalindurve të tyre. Kromozomet X dhe Y, të njohura zakonisht si kromozomet seksuale, përcaktojnë gjininë e fëmijës. Vajzat trashëgojnë një kromozom X nga babai i tyre duke rezultuar në gjenotipin XX, ndërsa meshkujt trashëgojnë një kromozom Y nga babai duke krijuar gjenotipin XY. Për shkak se nënat kalojnë vetëm kromozomin X, baballarët janë përcaktuesit e gjinisë.

Gropëzat në faqe-trashëgohen nga babai

Sipas shkencëtarëve, gropëzat shihen si një defekt gjenetik që vjen si pasojë e shkurtimit të muskujve të fytyrës. Supozohet se ato janë të trashëguara kryesisht nga babai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve