MENU
klinika

Ekspertët bëjnë parashikimin

2025 do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet

12.12.2024 - 16:21

Viti i ardhshëm do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet, njoftoi sot zyra britanike Met.

Sipas ekspertëve për herë të parë pritet të tejkalohet rekordi simbolik prej 1,5°C për ngrohjen globale.

Në raportin e klimës për vitin e ardhshëm, agjencia e motit vlerëson se viti 2025 “ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të nxehta për sa i përket temperaturës mesatare globale, pak pas 2024 dhe 2023”.

Rritja e temperaturës gjatë vitit të ardhshëm mund të shkojë midis 1.29°C dhe 1.53°C krahasuar me periudhën para-industriale (1850-1900), sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për të reduktuar ndotjen klimatike dhe për të shmangur përkeqësimin e thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm, që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si pritet të jetë pjesa tjetër e verës

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë?