Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka caktuar datën për vendimin ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca do të mbahet më datë 19 dhjetor, ndërsa në seancën e sotme, u paraqiten argumentat e mbrojtjes.
Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe të pandehurit e tjerë për këtë aferë.
Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.
Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.