MENU
klinika

Donald Trump, adhurues i ushqimeve të shpejta

Çfarë e këshillon shefi i kuzhinës që të hajë Presidentin e ardhshëm të SHBA

01.12.2024 - 22:30

Ish-kuzhinieri i Donald Trump ka zbuluar të vërtetën pas zakonit të presidentit, McDonald në Shtëpinë e Bardhë – dhe cili do të jetë vakti i tij i parë kur të kthehet.

Shefi i kuzhinës Andre Rush i ka kërkuar Trump që të mos hajë burgera dhe të heqë coca-colën nga dieta e tij, përpara mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për The Sun, Andre shpjegoi se çfarë duhet të bëjë republikani për të qenë në formë si fizikisht ashtu edhe mendërisht kur ai të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Unë do t’i thoja atij, veçanërisht tetë vjet më vonë dhe në moshën 78-vjeçare, të ndalet për një sekondë, të diktojë vaktet, të marrë atë që dietologu i jep dhe të përfshijë në dietën e tij vakte të shëndetshme”, tha shefi i kuzhinës.

Më tej ai shtoi duke thënë se: Ajo që hani do të diktojë se si do të performoni. Kështu që unë do t’i thoja: mendo për atë që po ha.

Andre Rush filloi të punojë si kuzhinier në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1997 – duke i shërbyer administratave presidenciale të Bill Clinton , George Ë. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump .

Kuzhinieri i famshëm u bë një emër i njohur kur u fotografua duke përgatitur një vakt Ramazani për një darkë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018 – nën presidencën e Trump – me bicepsin e tij gjigant.