Lufta në Ukrainë po dëmton ekonominë dhe shoqërinë ruse. Pavarësisht përparimeve në fushëbetejë, tensioni po rritet, shkruan The Economist
Në fillim të nëntorit, në përvjetorin e revolucionit bolshevik, Vladimir Putin mbajti një fjalim për prirjet e historisë.
Ai tha se pushtimi komunist i Rusisë ishte një nga “ngjarjet që përcaktoi rrjedhën e historisë, natyrën e politikës, diplomacisë, ekonomive dhe strukturës shoqërore”. Putini la të kuptohej se edhe lufta që ai nisi në vitin 2022 duke pushtuar Ukrainën, ishte një tjetër ngjarje e tillë.
“Ne po dëshmojmë formimin e një rendi krejt të ri botëror, që nuk i ngjason asnjë sistemi të mëparshëm të vendosur nga konferencat e Vestfalisë apo Jaltës”, tha ai.
“Përpjekjet për të izoluar dhe për të kontrolluar Rusinë, kanë dështuar në mënyrë spektakolare. Kundërshtarët tanë menduan se do të na shkaktonin një disfatë dërrmuese, duke i dhënë një goditje përfundimtare Rusisë, nga e cila ajo të mos ngrinte më kokën kurrë”.
Por ja që në fakt, “po vëmë re se këto vende janë mbërthyer nga kaosi dhe kriza sistematike, dhe po përpiqen të ndërtojnë strategji për t’u përballur me gjendjen e vështirë”.
Me këto fjalë, Putini donte të krijonte përshtypjen sikur problemet e Amerikës dhe Europës janë më të mëdha se ato të Rusisë. Kjo është një hiperbolë e madhe, por ideja se lufta ka riformuar ekonominë dhe strukturën shoqërore të Rusisë, është deri diku e vërtetë.
Një studim i fundit i kryer nga Laboratori i Sociologjisë Publike, një grup i pavarur kërkimor, na jep një ide se si ndihen rusët e zakonshëm për luftën.
Në studim u morën në shqyrtim tre qytete provinciale, secili në një rajon të ndryshëm: Buryatia në Rusinë Lindore, Ural në qendër dhe Krasnodar në jug.
Për disa javë, etnografët kryen intervista dhe vëzhguan jetën e përditshme të qytetarëve, duke raportuar mbi gjendjen shpirtërore të njerëzve.
Studimi zbuloi se rusët që banojnë në zona të tilla, nuk janë as militaristë të indoktrinuar dhe as pasivë të shkëputur nga ngjarjet e botës, siç hamendësohet shpesh. Në të vërtetë, ata duket se janë armiqësorë ndaj shtetit rus, dhe kjo vlen si për patriotët e flaktë, ashtu edhe për mërgimtarët pro-perëndimorë.
Në të tre qytetet, propaganda pro luftës është zhdukur plotësisht. Njerëzit kanë hequr posterat “Z” që kishin vendosur nëpër makina në javët e para të “operacionit special ushtarak”. Jashtë një hoteli në zonën e Uraleve, flamuri me vija të zeza dhe portokalli (një tjetër simbol ushtarak) që qëndron jashtë, është rreckosur.
Banorët përpiqen të kujtojnë ndonjë ngjarje patriotike që është zhvilluar në qytet në muajt e fundit. Një shfaqje falas e një filmi propagandistik, nuk tërhoqi pothuajse askënd.
Por nuk ka asnjë kritikë të hapur ndaj luftës, dhe kjo jo vetëm për shkak të shtypjes së qeverisë, por edhe sepse njerëzit në qytetet e vogla kanë frikë se mos përjashtohen nga shoqëria.
Kur një studiuese në qytetin Buryatia pyeti një grua se çfarë po i pengonte njerëzit të flisnin kundër luftës, ajo u përgjigj: “Njerëzit thjesht duan të jenë me gjithë të tjerët dhe nuk duan të ndahen nga shumica ose të bëjnë diçka jashtë normës”.
Sjellja
Shumë njerëz sillen sikur lufta nuk po ndodh. “Po të mos ishin lajmet e vazhdueshme për vdekje dhe funerale, rusët do të kujtonin se nuk po ndodh një luftë”, thotë një banor në zonën e Uraleve. “Duket sikur nuk jemi në një luftë”, përsërit një tjetër banor i qytetit Buryatia.
Një temë që bisedohet shpesh, janë shpërblimet e mëdha për ata që regjistrohen në luftë. Rusët shpesh tregojnë historinë e ndonjë fqinji që ka fituar një mal me para, apo për gruan e një ushtari të vrarë që bleu një makinë me paratë e bashkëshortit të ndjerë dhe më pas u martua me një burrë tjetër.
“Në djall vafshin paratë, e pse më duhen?” – tallet një grua me idenë se i shoqi do të regjistrohej si ushtar për të fituar para për familjen. “Unë do t’i fitoj vetë ato para, dhe do ta di që kam gjithçka dhe familja ime është e shëndetshme.
Do t’i blej vetë ato vathë dhe do të kem një burrë pranë. Kurrë nuk do ta dërgoja tim shoq drejt vdekjes së sigurt!”
Fakti që njerëzit fitojnë aq shumë para duke u regjistruar për në luftë, do të thotë se viktimat e luftës nuk shihen si viktima të shtetit, por si agjentë të lirë që bëjnë një përpjekje të rrezikshme, por racionale, për të përmirësuar jetën e vet.
Shumë njerëz nuk u zënë besë deklaratave zyrtare në lidhje me luftën, por megjithatë përsërisin propagandën se Perëndimi është fajtor. “Ata po dërgojnë fëmijë në luftë”, thotë një grua. “Unë nuk i kuptoj këto politika.
Çfarë po përpiqen të arrijnë me këtë?” Megjithatë, e njëjta grua, pak minuta më vonë, ankohet: “SHBA-ja po godet njerëzit e zakonshëm. Ata po vrasin civilë dhe po fajësojnë Rusinë për këtë”.
Studimi gjithashtu vë në dukje se rusëve nuk u pëlqen të flasin për luftën. Një agjente pronash në Krasnodar ankohet se të afërmit e saj në Ukrainë nuk i flasin më me gojë.
“Çfarë lidhje kam unë me luftën? Mos e desha unë apo e fillova unë këtë luftë?” pyet ajo. Raporti thekson: “Në përgjithësi, të gjithë janë gati të pranojnë se lufta është “e keqe” dhe “e frikshme”.
Disa thanë se nuk mund ta kuptojnë “domethënien e luftës”. Ajo çka njerëzit dëshirojnë, nuk është fitorja, pasi nuk e kanë të qartë idenë se çfarë ajo nënkupton, por duan që gjërat të kthehen siç ishin para luftës.
Shumica e heshtur
Sondazhet publike i vërtetojnë këto zbulime. Sipas një sondazhi të fundit, rreth gjysma e rusëve do të ishin dakord për tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, pa arritur qëllimet e deklaruara të Putinit.
Përqindja është më e lartë tek gratë dhe të rinjtë. Siç shpjegon Kirill Rogov, një mërgimtar që drejton organizatën Re-Russia: “Nuk ka një shumicë pro luftës në Rusi. Ka një pakicë militante pro luftës dhe një pakicë kundër luftës”.
Në përgjithësi, shumica janë patriotë, por jo të verbër.
Në vitin 2014, pasi Rusia pushtoi Krimenë në Ukrainë dhe u ndëshkua nga sanksionet perëndimore, të anketuarit rusë ishin të ndarë në lidhje me pyetjen nëse do të donin që Rusia të ishte një fuqi e madhe, e respektuar dhe e frikshme në sytë e vendeve të tjera, apo të kishte një standard të lartë jetese për qytetarët e saj.
Në vitin 2021, kur ekonomia mbeti në stanjacion, rusët që donin mirëqenie ekonomike, ishin më të shumtë në numër se rusët që vlerësonin më tepër statusin e fuqisë së madhe, përkatësisht 60% kundrejt 30%.
Gjysma e rusëve duan lidhje më të ngushta ekonomike me Perëndimin. Kjo është sa dyfishi i përqindjes së rusëve që përkrahin autarkinë. Në një sondazh që u mbajt menjëherë pas fillimit të luftës në vitin 2022, vetëm 25% përkrahën nismën për të aneksuar më tepër territor ukrainas.
Edhe disa blogerë të ashpër militantë, janë të pakënaqur me luftën, pavarësisht përparimeve të vazhdueshme të forcave ruse. Njëri prej tyre, Maksim Kallashnikov, bëri publik rrëfimin e një ushtari rus në vijën e parë të frontit: “Kufoma, kufoma, dhe vetëm kufoma të luftëtarëve tanë. Mund t’i shihni kudo… Ata tashmë janë vendosur të shtrirë në dy ose tre rreshta, pranë të plagosurve. Kundërmimi i kufomave dhe era e keqe e mishit të kalbur nga plagët, ka qelbur bodrumin”.
U raportua se në tetor, forcat ruse pësuan rreth 1500 viktima dhe të plagosur në ditë. “Ne marrim territore, por me një çmim shumë të lartë”, ankohet zoti Kallashnikov.
Ai mendon se është “vetëm çështje kohe”, derisa ofensiva e Rusisë të tërhiqet, pa i bërë ndonjë dëm serioz linjave të furnizimit dhe sistemeve komanduese të Ukrainës.
Ai fajëson ngurrimin e elitës politike dhe ka frikë se Donald Trump do ta detyrojë Rusinë të ngrijë luftën përgjatë vijës së tanishme të frontit, që sipas tij do të ishte një dështim i tmerrshëm.
I-pakontrollueshem-1161
Në të njëjtën kohë, po fillon të zbehet vrulli ekonomik që u krijua nga shpenzimet e mëdha qeveritare për luftën dhe rritja e pagave prej mungesës së fuqisë punëtore.
Vitin e ardhshëm, banka qendrore ruse parashikon se PBB-ja e vendit do të rritet midis 0.5% dhe 1.5%, shumë më poshtë se niveli 3% këtë vit dhe 3.5% vitin e kaluar. Ndërkohë, norma zyrtare e inflacionit është 9.5%, edhe pse banka qendrore e ka rritur normën kryesore të interesit në 21%.
Ky mund të jetë një nënvlerësim: firma e pavarur kërkimore Romir, që ndjek shpenzimet e 40,000 rusëve në 240 qytete, beson se fatura mesatare për mallrat dhe shërbimet e përditshme, po rritet me më shumë se 22% në vit (shih grafikun).
Kursi i këmbimit të rublës po bie, si për shkak të inflacionit, ashtu edhe për shkak të sanksioneve të reja amerikane ndaj bankave ruse që po e bëjnë më të vështirë marrjen e dollarëve. Këtë javë, kursi i këmbimit ra më poshtë se 100 rubla për 1 dollar, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Ndërmarrjet shtetërore, veçanërisht ato që operojnë në industrinë e mbrojtjes, po përthithin shuma të mëdha kapitali, duke e bërë më të vështirë që sektori privat të marrë hua, madje edhe me norma të larta.
Gjithsesi, pak kanë besimin për ta bërë këtë. Siç tha një biznesmen në një intervistë për edicionin rus të revistës Forbes: “Nuk ka asnjë vizion për të ardhmen.
Të menduarit për plane afatgjata, të çon vetëm në depresion. Është e vështirë të krijosh një ide biznesi që mund të konkurrojë me një depozitë në Sberbank.
Gjendja vetëm sa do të përkeqësohet. Oleg Vyugin, një ish-nënkryetar i bankës qendrore, shpjegon se për të paguar për luftën pa shkurtuar shpenzimet e tjera, qeveria hoqi një rregull, i cili e detyronte që të gjitha të ardhurat shtesë që fitoheshin kur çmimi i naftës rritej mbi 45 dollarë për fuçi, duheshin ruajtur në një fond rezervë që do të shërbente për ditë të vështira.
Kështu, qeveria filloi të shpenzonte kursimet e saj. Por ky fond po pakësohet me shpejtësi, kështu që qeverisë i është dashur të rrisë taksat mbi të ardhurat e korporatave dhe të ardhurat vetjake, që do të vihen në zbatim, duke filluar nga viti i ardhshëm.
Ajo ka përfshirë në parashikimin e të ardhurave për vitin e ardhshëm, edhe 600 miliardë rubla (5.3 miliardë dollarë) në gjoba, për shkelje që ende nuk janë kryer.Lufta-ne-Ukraine-2-1161

Ajo ka përfshirë në parashikimin e të ardhurave për vitin e ardhshëm, edhe 600 miliardë rubla (5.3 miliardë dollarë) në gjoba, për shkelje që ende nuk janë kryer./Monitor