MENU
klinika

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”

Gjykata e Apelit lë në burg 14-vjeçarin M. Perlleshaj

17.12.2024 - 16:40

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg autorin e vrasjes së Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë nga shkalla e parë.

Autori i dyshuar i vrasjes, i mituri M. Perlleshaj kishte kërkuar zbutje te mases se sigurisë, por gjykata e ka rrëzuar.

Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili pas disa ditesh qendrim në spital është transportuar jashtë vendit për tu kuruar.

Sjellim në vëmendje që Prindërit e Martin Canit, i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare.

LEXO EDHE: “Askush nuk po merr përgjegjësi!”- Vrasja e Martin Canit, familja e 14-vjeçarit letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së: Ngjarja s’po zbardhet qëllimisht!

Në letër ndër të tjera prindërit thone se “po e vrasin per here te dyte djalin e tyre”, pasi sipas tyre ngjarja nuk po zbardhet qellimisht.

LETRA E PLOTE DREJTUAR AMBASADËS SË SHBA

Ne që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjecar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurtë në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.

Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllain e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe.

E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët i kanë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Zonja Nancy!

Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.

Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.

Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi te Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.

Kam besim te Ju.

Me respekt e dhimbje në Shpirt,

Angel e Florina Cani

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I vetmi që shfaqet me thikë në dorë është autori i dyshuar"

“Më tha mes lotësh se…”- Lala zbulon bisedën me babain e Martin Canit

Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri