MENU
klinika

Ndeshja kundër Napolit

Vendimi i papritur, trajneri i Lacios kthen Hysajn në skuadër

04.12.2024 - 20:40

Elseid Hysaj ka kaluar këtë pjesë të parë të sezonit si spektator me klubin e Lacios, pasi nuk është përfshirë në listë as për kampionatin dhe as për Ligën e Europës. Megjithatë, futbollisti është stërvitur rregullisht me klubin gjatë gjithë kësaj periudhe, ndonëse nuk ka mundur më pas të aktivizohet me bardhekaltrit.

Por trajneri Marko Baroni, ka vendosur të kthejë në ekip Hysajn dhe mundësisht ta aktivizojë atë, të paktën për një ndeshje që Lacio luan këtë të enjte në Kupën e Italisë ndaj Napolit. Kufizimet e listave për kampionatin nuk vlejnë për Kupën, ndaj Lacio mund të aktivizojë Hysjan nëse Baroni e sheh të arsyeshme, siç e konfirmoi edhe vetë trajneri në konferencë për mediat.

“Nesër janë të gjithë që mund të përdoren, edhe Hysaj, Akpa dhe Basiç. I cilësoj si lojtarë që merren në konsideratë, për respektin si dhe për mënyrën se si janë sjellë në këto javë edhe pse nuk mund të luanin në kampionat apo Europë. Për të gjithë të tjerët duhet të bëj vlerësime. Ne nuk kemi linja të dyta dhe kush shkon në fushë për mua është gjithmonë thelbësor”, tha Baroni para mediave sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN