MENU
klinika

Ish-kapiteni i Shqipërisë

Cana elozhe shqiptarëve të Lazios: Krenar për ta!

03.02.2022 - 14:29

Lorik Cana ka folur për skuadrën e Lazios, në veçanti për futbollistët shqiptarë që luajnë aty, por edhe për tema të tjera. Në një prononcim për radion e klubit, ish-kapiteni i Kombëtares u fokusua te protagonistët e ekipit të Sarrit, fillimisht për Hysajn.

“Është ambientuar mirë, e kam parë në hapat e tij të parë në Serinë A kur ishte tek Empoli dhe më pas te Napoli, ku bëri një rrugëtim të rëndësishëm. Ai është një djalosh që ka eksperiencë.

Ka arritur në momentin e duhur dhe trajneri Sarri e di se çfarë mund të marrë prej tij. Hysaj ka një performancë konstante dhe për mendimin tim, ai gjithmonë është i gatshëm” – theksoi ndër të tjera Cana për Hysajn.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare foli edhe për Thomas Strakoshën: “Tomas është rritur shumë, ai ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë për një portier të ri të kalojë nga zgjedhje e tretë, në të parën. Tani ka mundësinë që të kthehet protagonist. Si një shqiptar që jam, jam shumë krenar për të” – u shpreh Cana, i cili beson se Lazio mund të surprizojë këtë sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN