MENU
klinika

Ish-kapiteni i Shqipërisë

Hasi drejt largimit nga Arabia, bëhet trajner i Kosovës?

02.02.2022 - 17:54

Gjithnjë shumë tifozë kosovarë kanë shprehur dëshirën e tyre që Besnik Hasi të emërohet trajner i Kombëtares së Kosovës. Por, rrethanat nuk ishin as të përafërta, pasi ose posti i trajneritt të Kosovës ishte i zënë ose vetë Hasi ishte i zënë në ndonjë klub të huaj.

Por, tani Hasi mund të jetë një opsion i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila qe një kohë të gjatë është në kërkim të një trajneri për Kombëtaren e Kosovës, e cila ka mbetur pa trajner prej tetorit, kur u nda me Bernard Challandes.

Besnik Hasi shumë shpejt pritet të largohet nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli. Gazetari portugez, Cesar Luis Merlo, njofton se klubi arab po e largon trajnerin kosovar për ta zëvendësuar me ish trajnerin portugez të Benficas, Jorge Jesus. Ky i fundit thuhet se i ka nis negociatat me arabët.

“Al-Ahli ka lokalizuar trajnerin Besnik Hasi. Andaj po i bën një ofertë miliona dollarëshe Jorge Jesusit, i cili pritet t’i përgjigjet në ditët e sotme”, ka shkruar gazetari Merlo.

Besnik Hasi gjithnjë ka qenë edhe një kandidat për Kombëtaren Shqiptare, ku ish-futbollisti dhe trajneri i Anderlecht ishte edhe kapiten si lojtar aktiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Situata e bomberit shqiptar

Chelsea merr vendimin final për Brojën

Arsyet e ardhjes së kreut të UEFA-s

Ceferin nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe Dukën