MENU
klinika

Këshilla

Si t’i jepni fund dhimbjes së shpinës

05.03.2019 - 19:46

Nëse aktualisht  jeni të ‘pushtuar’ nga dhimbja e shpinës, ju mund t’i jepni fund dhimbjes tuaj, mjafton të lexoni disa këshilla të vogla.

Dhimbja e shpinës shfaqet në forma të ndryshme, herë-herë si ‘dhimbje e shurdhët’ e herë-herë si dhimbje e papritur dhe “therëse”. Ajo shkaktohet nga disa faktorë.
Ndonjëherë shkak mund të bëhet ndrydhja, thyerja ose ndonjë plagosje tjetër aksidentale.

Shpeshherë mund të burojë nga ndonjë sëmundje siç mund të jetë artriti ose problemet me shtyllën kurrizore. Tek shumë persona dhimbja e shpinës evoluon sipas mbipeshës dhe të qëndruarit ulur.

Lajmi i mirë është se shumica e dhimbjeve të lehta të shpinës përmirësohen pa kaluar shumë ditë dhe rastet e operacionit janë rrallëherë të nevojshme. Ç’është më e rëndësishmja ekzistojnë disa strategji vetë-ndihmuese, të cilat mund të jenë efektivisht të përdorshme për të parandaluar dhimbjen e shpinës.

Ja disa hapa të thjeshta:

1. Bëni më shumë ushtrime.
Në qoftë se shpina juaj ju dhemb, duhet të mendoni se gjëja më e mirë që mund të bëni për t’u përmirësuar është të bëni ushtrime dhe të pushoni. Një ditë pushimi ose dy mund të ndihmojnë por më shumë se aq, mund ta përkeqësojnë akoma më shumë dhimbjen. Ekspertët pohojnë se aktiviteti fizik i rregullt ndikon pozitivisht në lehtësimin e inflamacionit dhe tensionit të muskujve.

2. Tregoni kujdes të veçantë ndaj peshës trupore
Sa më shumë të shtoni në peshë aq më shumë dhimbja juaj mund të përkeqësohet duke ndryshuar qendrën e gravitetit dhe duke krijuar tendosje në fundshpinë. Të kesh 1 ose 2 kilogram poshtë peshës ideale ndihmon në mbajtjen nën kontroll të dhimbjes së shpinës.

3. Nëse pini duhan, ndaloni.
Pirja e duhanit kufizon rrjedhshmërinë e gjakut që përmban lëndë ushqyese për në disqet kurrizore, kështu që duhanpirësit janë veçanërisht të prekshëm nga dhimbja e shpinës.

4. Pozicioni i fjetjes.
Nëse jeni “pronë” e dhimbjes së shpinës bisedoni me doktorin tuaj për pozicionin më të mirë të fjetjes. Fjetja në njërën anë, me gjunjët e tërhequr drejt kraharorit është e sugjeruar nga ekspertët.
Preferoni të flini në shpinë? Atëherë vendosni një jastëk poshtë gjunjëve dhe një tjetër poshtë fundshpinës.
Nga ana tjetër, fjetja përmbys ose me “stomak” mund të krijojë vështirësi për shpinën.

Prandaj të dashur lexues, mundohuni t’i keni parasysh këto ‘rregulla’ të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e shëndetit tuaj.

Efekte të mira shëndetësore (dhe financiare)!

Mos e nënvlerësoni gjizën!

Përmirëson tretjen dhe ndihmon në humbjen e peshës

Përfitime të jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i dardhës

Ja kur duhet të shkoni te dermatologu

Aknet e shpinës, çfarë janë dhe si t’i trajtoni?

Ja lista me disa nga gjërat që duhet të ndryshoni

Gabimet që bëni kur lani dhëmbët