MENU
klinika

Bukuria

Si të hiqni rrudhat pa operacione plastike

05.03.2019 - 19:50

Pas një moshe të caktuar kryesisht pas të njëzetave, vëreni dita-ditës rrudha të vogla që sapo janë formuar në fytyrën tuaj. Më pas shumica prej jush fillon të ndihet keq dhe me të drejtë, pasi rrudhat fillojnë të krijojnë tek ju një ndjesi të pa provuar më parë, atë të plakjes.

Kjo që sapo përmenda është faza e parë, ku menjëherë pas kësaj ju filloni të shiheni më shpesh në pasqyrë, ndiheni të bezdisur nga rrudhat sidomos kur ato fillojnë të bëhen shumë të dukshme në pjesën rreth syve…dhe përfundoni duke u ndjerë jo mirë dhe disi të frikësuar.

Duke u konsultuar me miqtë tuaj rreth problemit në fjalë, ndodh që zbuloni një zgjidhje me emrin ‘botoks’.
Por, a është kjo e vetmja zgjidhje?
Patjetër që jo!
Ju mund të zhdukni rrudhat tuaja, pa kryer operacione plastike dhe pa shpenzuar para.

Ja disa trajtime që mund t’i bëni fytyrës suaj në kushte shtëpie.
Masazhoni lëkurën me vaj ulliri.
Vaji i ullirit është vaji më i mrekullueshëm masazhues për lëkurën tuaj. Ndër të tjera është dhe një antioksidant shumë i mirë që përmban dy vitamina kryesore, vitaminën A dhe vitaminën E të cilat luftojnë radikalet e lira të lëkurës së dëmtuar.

Masazhimi i rregullt me vaj ulliri në të gjithë zonën e prekur nga rrudhat do të rigjenerojë qelizat e lëkurës. Duke qenë se vaji depërton thellë në lëkurë, do ndihmojë për ta mbajtur atë të mbrojtur për një kohë të gjatë.

Një tjetër mënyrë efektive për zhdukjen e rrudhave është përzierja e mjaltit me vaj ulliri dhe glicerinë. Me masën e përgatitur masazhoni lëkurën dy herë në ditë. Kjo do të eleminojë qelizat e vdekura dhe do të ndihmojë në tërheqjen e lëkurës së varur.

Gjithashtu mund ta masazhoni fytyrën tuaj edhe me vajin e arrëkokosit ose vajin e bajameve të cilët kanë përmbajtje të vitaminës E, vitaminë e cila parandalon dhe redukton rrudhat.

Meqënëse mbaruat leximin ju këshilloj që t’i provoni këto trajtime, në mënyrë që herën e ardhshme kur të shiheni në pasqyrë të buzëqeshni dhe të ndiheni mirë me veten tuaj.