MENU
klinika

Testimi

FedEx do t’i dërgojë pakot postare me robotë

06.03.2019 - 11:28

Pas Amazon, tani është radha e gjigantit amerikan të dërgimit të letrave dhe pakove, FedEx, që të testojë një robot të aftë për livrimin e pakove.

“SameDay Bot” do të testohet këtë vit në Memphis, qyteti ku është i pozicionuar FedEx në Tennessee (lindje), ndërkohë që autoritetet lokale do t’i kenë hapur përfundimisht dritën jeshile. Ai do të shërbejë për të transportuar gjatë ditës blerjet e klientëve nga magazina qendrore deri tek dërgesat në shtëpi apo biznese.

Shumë kompani po përpiqen të gjejnë zgjidhje më pak të kushtueshme dhe më pak ndotëse se kamionët dhe drejtuesit e mjeteve për ‘’kilometrin e fundit’’ deri tek klienti i fundit.

“SameDay Bot’’ është planifikuar të lëvizë përgjatë trotuareve , di të shmangë vështirësitë dhe kalimtarët, dhe mund të ngjisë shkallët, duke lëvizuar me 16 kilometra në orë maksimumi.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”