MENU
klinika

Vetting-u

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arqile Koça

08.03.2019 - 12:37

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça për mosjustifikimin e pasurisë.Arqile Koça zëvendësoi Rovena Gashin, pas shkarkimit të kësaj të fundit.

Shkarkimi i tij duket disi i çuditshëm nga ajo çfarë prodhoi seanca dëgjimore, ku konsiderohet i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por pritet zbardhja e vendimit të plotë nga KPK.

Çfarë u tha në seancën dëgjimore

Nga verifikimet e kryera nga, KPK tha në seancën dëgjimore se prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin.

Po kështu, ILDKPI ka theksuar në relacion se prokurori Koca ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Për sa i përket hetimit të kryer nga KPK janë konstatuar 8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina.

Gjatë hetimit rezultoi se subjekti nuk është favorizuar nga kjo shoqëri ndërtimi.

Për sa i përket kriterit të aftësive profesionale, ka rezultuar se prokurori Koça, ka treguar aftësi profesionale, nivel të lartë etike dhe ka treguar angazhim profesional.

Ndërsa për kriterin e figurës, subjekti ka plotësuar saktë formularin dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Arqile Koça ka qenë kandidat për prokuror i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin