Policia e New Orleans është alarmuar pas kërcënimeve të Lil Wayne ndaj Kodak Black.
Sipas TMZ, pronarët e lokacionit ku do të mbahet koncerti janë të frikësuar pas komenteve të fundit të Kokak se adhuruesit e Weezyt do të kërkojnë hakmarrje.
Javën e kaluar Kodak ishte në klubin e famshëm në Miami, LIV, dhe priti që të shihej me Lil Wayne.
Kur ky i fundit nuk u parqit, Kodak e mori mikrofonin dhe shpërtheu në drejtim të turmës.
Pas kësaj ngjarjeje ndodhën edhe disa konfrontime në distancë në rrjetet sociale, të cilat kanë alarmuar policinë për performancën e radhës të Kodak Black në Mahalia Jackson Theater .
Edhe reperi Black do të ketë siguri shtesë në këtë paraqitje të tij.