MENU
klinika

1934

Fan NOLI, pjesë nga Introdukta e romanit “Don Kishoti i Mançës”

31.08.2018 - 12:24

“Në Shqipëri kjo vepër do të kuptohet më mirë se kudo gjetkë. Se atje tipat e bejlurçinës dhe të laros i gjejmë në çdo çap.

Pothuaj të gjithë aristokratët tanë, me ca përjashtime të paka, janë të deklasuar pa bazë ekonomike, dhe kanë rënë në klasën e bejlurçinave, që kur u shkëput Shqipëria prej Turqisë.

Që atëherë aristokratët tanë, që i shërbenin Turqisë si kondotierë dhe shefe bashihozukësh, kanë mbetur pa punë. Gjithashtu kanë mbetur pa punë dhe pa bukë fshatarët dhe malësorët e varfër, që shkonin në kohët e vjetra me bejlerët si bashibozukë dhe hajdutë për të plaçkitur Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Këto të dy elementë përpiqen tani të përjetësojnë në Shqipëri një gjendje feudale, mediavale, prapanike dhe reaksionare, si atë të Turqisë së vjetër, të vdekur, përgjithnjë, se ashtu ua do interesi i klasës, se ashtu gjejnë punë dhe bukë.

Bejlurçinat e larot e Shqipërisë na bëjnë sot të qeshim e të qajmë me prapavajtjen e tyre, tamam si me Don Kishotin e me Sançon. Dhëntë zoti të na bëjnë nesër të qeshim vetëm, se na bënë të qajmë mjaft.”

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët