MENU
klinika

Pas Luke Perry-t

Vdes një tjetër aktor i “Beverly Hills, 90210”

11.03.2019 - 11:22

Më pak se një javë nga vdekja e yllit të “Beverly Hills, 90210”, Luke Perry, i cili vdiq në moshë 52 vjeçare, është ndarë nga jetë një tjetër aktor i famshëm i këtij seriali.

Bëhet fjalë për Jed Allan, i cili ka ndërruar jetën në Palm Desert të Kalifornisë, në moshë 84-vjeçare.

Ai ka qenë më së shumti i njohur për rolin e babait të Steve Sanders (që u portretizua nga Ian Ziering) në serialin e famshëm të viteve ‘90, “Beverly Hills, 90210”.

Allan ka luajtur po ashtu edhe në telenovelën e popullarizuar të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, “Santa Barbara”, në rolin e C.C. Capwell.

Lajmi për vdekjen e tij vjen më pak se një javë prej se ndërroi jetë një tjetër yll i serialit “Beverly Hills, 90210”, Luke Perry, i cili vdiq në moshë 52-vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat