MENU
klinika

Rikthim pas 6 vitesh

Dido me album të ri dhe turne

11.03.2019 - 12:37

Këngëtarja e famshme britanike, Dido po vjen me albumin më të ri muzikor pas një pauze gjashtë vjeçare.

Albumi i ri titullohet “Still On My Mind” dhe këngëtarja britanike duket se ka punuar shumë me këngët e reja.

Bukuroshja ka pasur edhe një arsye për të pushuar pasi që para shtatë vjetësh është bërë nënë e një djali pas martesës me Rohan Gavinin.

Në koncertet e ardhshme ndoshta do të luajnë në kitarë dhe piano. Unë dua të këndoj me një kitarë.
Është kënaqësi që në një mënyrë të çliroj zërin dhe çdo gjë bëhet më e lehtë”, ka cituar  ajo.

Dido në vitin 2013 kishte befasuar të gjithë duke nxjerrë në shitje albumin e katërt “Girl Who Got Away”,
i cili kishte arritur në vendin e pestë në Britani të Madhe.