Pak ditë më parë, Al Bano dhe Romina lajmëruan se do të publikonin albumin e tyre të ri pas një pauze disa vjeçare.
Por ditën e sotme, artisti i madh italian ka marrë një lajm të çuditshëm nga… Ukraina. Ai është futur në listën e zezë të këtij shteti pasi konsiderohet si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Lista e zezë përpilohet dhe përditësohet nga Ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, shërbimeve të sigurisë ukrainase dhe Këshillit Kombëtar të Televizionit dhe të Radios.
Dyshja e përbërë nga Al Bano dhe Romina Power ishin shumë popullor në Evropë dhe në Bashkimin Sovjetik në vitet ’80 dhe ’90. Këngëtarja kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Putinin, të cilin e takoi në Moskë në vitin 1986, kur presidenti rus ishte kreu i KGB-së.