MENU
klinika

Të vërteta abuzimet sexuale?

Paris Jackson: Po mundohen t’i shkatërrojnë reputacionin

11.03.2019 - 15:14

Flet e bija e Michael Jackson: Po mundohen ta shkatërrojnë reputacionin e babait tim

Pasi në ditët e para kishte heshtur për dokumentarin ku babai i saj po akuzohet për pedofilinë, Paris Jackson reagon përmes rrjeteve sociale.

Michael Jackson po akuzohet prej kohësh për ngacmim seksual të të miturve, gjë që është shfaqur në dokumentarin biografik, “Leavig Nederland”.

Disa prej komentuesve kanë shkruar “ Duan t’ia shkatërrojnë emrin Jackonit dhe dëshirojnë që muzika e tyre të ndalohet së dëgjuari”, për të cilën Paris shpejt iu përgjigj.

Po ia bëjnë të gjithë atyre që kanë zemër të mirë dhe u përpoqën të ndryshojnë diçka, por a mendoni me të vërtetë se do të arrijnë ta shkatërrojë emrin e tij, a e besoni me të vërtetë se kanë një shans?”

HBO kohët e fundit publikoi një dokumentar prej dy pjesësh në të cilin Wade Robson dhe James Seyfecke akuzuan këngëtarin për abuzim seksual për shtatë vjet rresht, në kohën sa ishin të mitur.