MENU
klinika

Autopsia, rezultatet e para

Keith Flint kreu vetëvrasje duke u varur

11.03.2019 - 16:03

Autopsia tregoi se Keith Flint, i cili u gjet i vdekur më 4 mars në shtëpinë e tij në North End, Essex, ka kryer vetëvrasje duke u varur.

Sipas CNN, shkaktari i përkohshëm i vdekjes së këngëtarit 49-vjeçar është vetëvarja ndërsa rezultatet toksikologjike do të publikohen deri më 23 korrik.

Vokalisti i “The Prodigy” bëri vetëvrasje dhe ky lajm u be publik  nga kolegu Liam Howlett.

Lajmi është i vërtetë. Unë nuk mund të besoj se jam duke e thënë këtë, por vëllai ynë Keith ia mori jetën vetes gjatë fundjavës. Jam i tronditur, i zemëruar dhe i hutuar. Pushofsh në paqe, Keith”, kishte shkruar Howlett në rrjetet sociale.

Flint fitoi popullaritetin në vitet’90 , në saj të performancave dhe pamjes së çuditshme.Kujtojmë se vokalisti i  “The Prodigy” në një intervistë të katër vjetëve më parë për revistën FHM kishte thënë se një ditë do të bënte vetëvrasje.