Teknologjia, jo fuqia ushtarake, do të jetë baza për këtë ndarje të re globale
Gjatë luftës së ftohtë, ekzistonte një bllok “lindor” dhe një bllok “perëndimor” dhe kombet u përcaktuan nëse ata ishin më pranë Uashingtonit apo Moskës.
Tani, pothuajse 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës po rikrijojnë një linjë ndarëse gjeopolitike. Dhe vendet gjithnjë e më shumë pritet të bëjnë të qartë nëse ata janë me Uashingtonin apo Pekinin.
Shembulli më i fundit i kësaj ka ndodhur javën e kaluar, me lajmin se Italia është gati të bëhet vendi i parë G7 që do të miratojë projektin e infrastrukturës gjigante të Kinës, i njohur si Nisma “Brezi dhe Rruga”.
Brenda disa orësh, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk do të sillte asnjë përfitim për Italinë. Ministri i jashtëm kinez menjëherë iu kujtoi amerikanëve se Italia është një komb i pavarur. Presidenti Xi Jinping planifikon të vizitojë Italinë këtë muaj për të nënshkruar marrëveshjen.
Kjo tregon se rivaliteti amerikano-kinez është tani global.
Foto e marrë nga Bob Davis
Projekti e frikëson Uashingtonin sepse Kina po hyn në një fazë të re në rritjen e saj në statusin e fuqisë së madhe. Nëse ai do të ketë sukses, kjo do të lidhë shumë më tepër tokën e Euroazisë me Kinën, duke zbehur rëndësinë e lidhjeve transatlantike.
Fakti që firmat kineze po investojnë shumë në portet anembanë botës shihet përmes prizmit të një rivaliteti në det të hapur me SHBA. Dhe zgjerimi ndërkombëtar i Huawei, kompania kineze e telekomunikimeve, është bërë pjesë e një lufte më të gjerë mbi epërsinë dhe spiunazhin teknologjik. Zyrtarët amerikanë i janë lutur aleatëve të tyre që të mos lejojnë Huawei të udhëheqë rrjetet 5G, duke argumentuar se kjo do të ishte një rrezik i patolerueshëm për sigurinë.
Disa aleatë të rëndësishëm të SHBA, përfshirë Japoninë dhe Australinë, tashmë mbështesin Amerikën lidhur me Huawei. Por të tjerët, si Britania, ende po mendojnë për këtë.
Nëse britanikët lejojnë Huawei, kjo mund të dëmtojë marrëveshjet e tyre për shkëmbimin e informacionit me SHBA. Por nëse ata bllokojnë Huawei, shpresat britanike për një rritje të tregtisë dhe investime nga Kina pas Brexit do të jenë në rrezik.
Fakti që Kina është gjithnjë e më e gatshme të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë ndaj aleatëve të traktateve amerikane është dëshmi e besimit në rritje të Pekinit. Kjo, nga ana tjetër, pasqyron një ndryshim në nivelet ekonomike.
Kur vendet mbështetëse të protjektit “Brezi dhe Rruga” të shqyrtojnë nëse do të pranojnë paketat e infrastrukturës së Pekinit, pothuajse asnjëherë nuk do të ketë një kundër-ofertë nga SHBA për t’u marrë në konsideratë. As ka ende një firmë amerikane që mund të ofrojë një alternativë ndaj teknologjisë 5G të Huawei.
Foto e marrë nga Alphr
Në betejën për ndikim me Kinën, kartat e forta amerikane shpesh janë siguria dhe jo tregtia. Vendet, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Gjermaninë dhe Australinë tani të gjithë bëjmë më shumë tregti me Kinën sesa SHBA. Por të gjithë ende shikojnë në Amerikë për mbrojtje ushtarake.
Si rezultat, një botë në zhvillim e dy blloqeve nuk ka gjasa të bazohet në aleancat ushtarake rivale, siç ishte në luftën e ftohtë, kur Pakti i Varshavës u përball me NATO-n.
Në vend të kësaj, teknologjia mund të bëhet bazë e ndarjes së re globale. Kina kohë më parë e ndaloi Google dhe Facebook. Tani SHBA po lufton për të penguar Huawei. Me shqetësim në rritje për kontrollin dhe transferimin e të dhënave përtej kufijve, vendeve mund të ju shtohet presioni për të zgjedhur ose teknologjinë universale të SHBA-ve, ose versionin kinez.
Por një ndarje që filloi me teknologjinë nuk do të qëndrojë atje. Të dhënat dhe komunikimet tani janë thelbësore për pothuajse të gjitha format e aktivitetit të biznesit dhe ushtrisë.
Bota me dy blloqe e luftës së ftohtë u zëvendësua nga një epokë e globalizimit. Tani globalizimi vetë mund të kërcënohet nga rishfaqja e një boteme dy blloqe.
Financial Times