13.03.2019 - 10:28
Seanca parlamentare ka nisur sot rreth orës 10:00. Seanca ka nisur me betimin e 7 deputetëve të rinj të cilët morën mandatet nga KQZ.
Deputetët e betuar janë; Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së, ndërsa nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi dhe Majlinda Halilaj.
Ndërkohë Parlamenti është rrethuar nga forca të shumta policie.
Teksa seanca ka nisur dhe deputetët e rinj janë betuar mësohet se lideri i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Peshkopi.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, ai do të zhvillojë një ecje në rrugët e qytetit ku do të realizojë bashkëbisedime me qytetarët dhe me përfaqësuesit e biznesit të vogël.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Thumbi ndaj opozitës
‘Ligji i basteve’/ Rama mesazh për ‘aktorët e Kinoshqupit’
Trump xheloz për Kim Jong