MENU
klinika

“Indian Wells”

Eliminohet Djokovic, kalojnë Federer e Nadal

13.03.2019 - 13:57

Numri 1 në botë në tenisin e meshkujve, Novak Djokovic, është eliminuar nga gjermani Philipp Kohlshcreibber, që ka avancuar në çerekfinale, duke bërë surprizën në raundin e tretë të turneut Masters të Indian Wells.  

Kohlshcreibber fundit fitoi 2-0 (6-4, 6-4), një ndeshje e dobët e serbit, që nuk ishte në një ditë të mirë, duke i thënë shumë shpejt lamtumirë turneut.

Fiton Roger Federer, që eliminoi patriotin e tij Stanislas Wawrinka, duke fituar 2-0 (6-3, 6-4). Një derbi zviceran dominuar nga Federer, ndjeshëm më superior se Wawrinka në fushë.

Po 2-0 (6-3, 6-1) fiton edhe Rafael Nadal, që mundi argjentinasin Diego Schëartzman. Një ndeshje e dominuar nga tenisti spanjoll, që bashkë me Federer janë dy pretendentët për fitimin e këtij turneu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN