Kombinimi i lëngut të shalqirit me atë të kastravecit gjatë stinës së verës do ju mbajë të hidratuar për një kohë të gjatë. Siç edhe mund ta dini shalqiri është i pasur me antioksidantë, ku përmendim një nga më kryesorët që është likopeni.
Por edhe kastraveci nuk mbetet mbrapa… Ai përmban kalium, i cili është një ‘luftues’ i mirë i tensionit të lartë dhe të ulët të gjakut. Gjithashtu ai është burim i pasur i erepsinës, një enzimë që ndihmon në tretjen e proteinave.
‘Mahnitja’ më e madhe ndodh kur lëngu i këtyre dy përbërësve bashkohet, duke shfaqur kështu efekte mahnitëse.
Ju njohim me disa nga përfitimet shëndetësore që sjell kombinimi i shalqirit me kastravecin.
Luftojnë inflamacionin
Shalqiri dhe kastraveci ndihmojnë në parandalimin e ndërveprimeve inflamatore në organizëm…
Antioksidantë
Shalqiri dhe kastraveci përmbajnë antioksidantë duke përfshirë vitaminën C dhe beta karotenin.
Kontribuojnë për një frymëmarrje të ‘freskët’
Nëse doni të largoni bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës, mjafton të mbani një fetë kastraveci në gojë për disa minuta me radhë.
Eliminon stresin
Kastraveci përmban vitaminat B, përfshirë vitaminën B1, vitaminën B5, dhe vitaminën B7 (biotinë). Pikërisht këto vitamina ndihmojnë në zhdukjen e ndjesisë së ankthit dhe pakësojnë ndikimin negativ të stresit.
Do arrini të mbani nën kontroll peshën
Besoj se kjo është një gjë që të gjithë e dëshirojnë, sidomos në stinën e verës.
Me anë të konsumimit të lëngut në fjalë do ju krijohet ndjesia e ngopjes.
Pasi lexuat gjithë këto përfitime, besoj se jeni kuriozë të dini si përgatitet lëngu i shalqirit dhe kastravecit.
Mësojeni!
Nevojiten: 4 filxhanë çaji me copa shalqiri dhe një kastravec.
Si fillim prijini copat e shalqirit, hiqini farat dhe mbushni 4 filxhanët. Ndajeni kastravecin në mënyrë që ta pranojë shtrydhësja e frutave. Në fillim shtrydhni kastravecin, pastaj shalqirin. Pas kësaj lëngu do jetë gati. Mund ta shoqëroni me akull ose gjatë shtrydhjes mund t’i shtoni edhe disa gjethe menteje…