MENU
klinika

Nuk kam ndarë shtrat me Alex

Përgjigjet Canseco: J.LO të rrijë e qetë, ja e vërteta

15.03.2019 - 11:43

Para pak ditësh Jennifer Lopez i ka thënë po martesës me Alex Rodriguez. Kjo ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Miami.

Mirëpo gëzimi i tyre nuk zgjati më shumë se 48 orë pai ish-sportisti u akuzua për tradhti ndaj së fejuarës.

Kjo akuzë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe nxiti komente të shumta.

Në fakt, ish-shoku i skuadrës së Rodriguez, Jose Canseco e akuzoi se ai e ka tradhtuar me ish-gruan e tij, Jessica Canseco.

Së fundmi kjo e fundit e gjendur përballë presionit të madh ka reaguar përmes llogarisë personale në Twitter duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

Jose po bën akuza false. Unë e njoh Alex prej shumë vitesh dhe nuk e kam parë për të paktën 5 vite. Sigurisht që nuk kam fjetur me të”, tha ajo duke sqaruar se i ka marrëdhëniet e mira me çiftin Rodriguez-Lopez.