Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Durrës ku po zhvillon një takim me studentë e pedagogë të këtij qyteti.
Nga Durrësi ai u shpreh se shqiptarët sipas tij e kanë marrë vendimin.
Gjithashtu Basha lëshoi akuza të forta kundër kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dakos.
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin, zot në shtëpinë e tyre nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, grabitësit, e as perversët.
Deputetët e Durrësit nuk mund të rrinin në krah të Rrahman Rrajës e Jurgis Cyrbes. Propoganda e Ramës se të gjitha janë njësoj ka vdekur, nuk jemi të gjithë njësoj.
Ai kanabizioi vendin, e futi ekonominë në kolaps. Ne kurrë nuk kemi qenë më të qartë se kur i dhamë fund fasadës e bashkë me të parlamentit të krimit dhe hajdutërisë.
Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg“, u shpreh Basha.