MENU
klinika

Deklarata e zv. ministres së jashtme

Koreja e Veriut: SHBA refuzoi “një mundësi të artë”

15.03.2019 - 13:46

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund të ndërpresë bisedimet për denuklearizimin me SHBA dhe të rifillojë ndërtimin e raketave dhe testimin bërthamor, thotë një zyrtar i lartë.

Zëvendësministrja e jashtme Choe Sun-hui u tha diplomatëve të huaj se SHBA hodhën poshtë “një mundësi të artë” në një takim të kohëve të fundit midis Presidentit Trump dhe Kim.

Trump dhe sekretari i shtetit i SHBA Mike Pompeo deklaruan qartë pas bisedimeve në shkurt se zyrtarët e Koresë së Veriut kishin kërkuar lehtësim të plotë të sanksioneve, dhe SHBA nuk mund ta pranonte këtë.

Kim do të bëjë së shpejti një njoftim zyrtar në pozitën e tij lidhur me bisedimet e ardhshme me SHBA, tha Choe në Phenian.

“Ne nuk kemi ndërmend t’i plotësojmë kërkesat e SHBA në asnjë formë, as nuk jemi të gatshëm të angazhohemi në negociata të këtij lloji,” u tha ajo gazetarëve në Korenë e Veriut, njoftoi agjencia e lajmeve të shtetit rus Tass. Ajo akuzoi SHBA se po mban një qëndrim “gangster”, raportoi Tass.

Choe tha se kërkesa e Koresë së Veriut gjatë samitit të fundit ishte për të hequr pesë sanksione të rëndësishme ekonomike, jo të gjitha sanksionet, siç tha Trump, pasi u ndërprenë bisedimet.

“Ajo që është e qartë është se SHBA-ja ka hedhur poshtë një mundësi të artë këtë herë,” tha ajo. “Nuk jam i sigurt përse SHBA-ja doli me këtë përshkrim të ndryshëm. Ne kurrë nuk kërkuam heqjen e sanksioneve në tërësinë e tyre”.

Në Uashington këtë javë, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, tha se diplomacia ishte “ende shumë e gjallë”, megjithëse nuk tha nëse kishte ndonjë negociatë që nga samiti apo ndonjë plan për bisedime të mëtejshme.

Të dy liderët u takuan së pari në Singapor vitin e kaluar, në një samit historic midis një presidenti të SHBA dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut. Takimi i tyre i dytë ishte në Hanoi në shkurt.

Në një konferencë shtypi pas samitit të Hanoi, Trump tha se nuk kishte plane për një samit të tretë, por ai shprehu optimizëm për një “rezultat të mirë” në të ardhmen.

Choe Sun-hui megjithatë vlerësoi marrëdhënien personale midis Kim Jong-un dhe Donald Trump. Pra, dera e diplomacisë është ende e hapur. Në vend të kësaj, ajo fajësoi Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton për forcimin e pozitës amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN