Stilistja dhe motra e vokalistit të One Direction ndërron jetë në banesë.
Motra e këngëtarit të famshëm të One Direction, Louis Tomlinson është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare.
E dedikuar për t’u bërë stiliste, Felicite Tomlinson, e cila numëronte mbi 1,3 milionë ndjekës në rrjetet sociale, ka ndërruar jetë në banesën e saj në Londër.
Mendohet se shkaku i vdekjes ishte pësimi i një ataku kardiak.
Felicite dhe Louis humbën mamanë e tyre Johannah nga leuçemia në vitin 2016.
Ata kanë edhe 5 vëllezër e motra të tjerë, përfshirë binjakët nën moshën 6-vjeçare.
Louis është fëmija më i madh. Mediat raportojnë se më 13 mars rreth orës lokale 12:52 policia u njoftua se një e re kishte pësuar atak kardiak.