A do të ketë edhe një vazhdim filmi që protagoist ka legjendën e grupit “Queen” Freddie Mercury ?
“Bohemian Rhapsody”,filmi mbi jetën e këngëtarit legjendar të grupit “Queen”, së shpejti mund të ketë një vazhdim.
Regjisori austriak Rdui Dolezal, i cili ka qenë ndër vite mik me këngëtarin, ka zbuluar për “Page Six” se drejtori i filmit si dhe anëtarët e grupit,është duke u përgatitur seriozisht për të vazhduar këtë film.
Sipas fjalëve të tij, Jim Bitch, menaxheri i Grupit Queen, Brian May dhe Roger Taylor po planifikojnë të fillojnë xhirimet e një filmi të dytë.
Kitaristi Brian May tha më parë se një tjetër histori nga karriera e gjatë e grupit mund të shfaqet.
Filmi “Rhapsody Bohemian” fitoi më shumë se 870 milionë dollarë në mbarë botën dhe u bë filmi biografik më i fuqishëm i të gjitha kohërave.
Përveç kësaj, ai fitoi katër Oscar dhe inkurajoi ringjalljen e popullaritetit të grupit në tërësi.