MENU
klinika

Mashtrimi me Universitetin

Edhe yjet e Hollywood-it japin ryshfet. Skandalizon aktorja!

16.03.2019 - 14:40

Një nënë amerikane ngriti një padi prej 500 miliardë dollarësh kundër njerëzve të përfshirë në skadalin e pranimeve të studentëve në kolegj, ku ishte e përfshirë edhe ylli i Hollywood, Lori Loughlin.

Jennifer Kay Toy pohon se djalit të saj i është mohuar padrejtësisht pranimi në kolegj.

Ajo tregon se ‘veprimet e neveritshme’ të personave të nivelit të lartë ishin arsyeja pse djali i saj nuk ishte pranuar në disa universitete ku kishte aplikuar. Aktoret Felicity Huffman dhe Lori Loughlin janë midis 33 prindërve të akuzuar për dhënien e ryshfeteve, mashtrimeve në teste dhe kredencialeve të rreme që fëmijë e tyre të hynin në universitete të elitës.

Loughlin u pushua nga Channel Hallmark, një rrjet televiziv ku punonte prej vitit 2010.