Muzikanti britanik, Sam Smith, ka folu haptas për dukjen e tij në një intervistë për I Weigh Interviews, ku edhe ka pranuar se në moshën 12 vjeçare ka bërë liposukcion për zvogëlimin e gjoksit.
Këngëtari ka thënë se komplekset rreth dukjes kanë qenë gjithmonë shkaktarët më të mëdhenj të depresionit të tij.
“Gjëja kryesore për të cilën kam vuajtur gjithmonë ka qenë pesha ime. Luftoj secilën përditë me të”, ka pranuar këngëtari.
Liposukcioni është procedurë kozmetike për heqjen e yndyrës, e cila nuk mund të largohet përmes dietës dhe ushtrimeve. Ndërhyrja kryhet nga një kirurg plastik në ije, bel, kofsha, të pasme, shpinë, krahë ose në fytyrë – për të përmirësuar formën e tyre.
“Kam bërë liposukcion në moshën 12 vjeçare.Në atë kohë isha shumë i gëzuar për atë gjë. Megjithatë, nuk ndryshoi asgjë. E kam kthyer peshën për afro dy javë, sepse nuk isha i kujdesshëm me ushqimin. Mirëpo, të bësh liposukcion në moshën 12 vjeçare është vërtet gjë e guximshme”, ka rrëfyer Smith.