18.03.2019 - 14:55
Prej 6 muajsh reperi i njohur si Stresi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, ndodhet në burg i akuzuar si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Së fundmi shokët e tij i kanë kushtuar një këngë. “Shokun se lo”, titullohet kënga e cila është publikuar tashmë në kanalin e YouTube.
Kjo Këngë vjen në formën e një bashkëpunimi midis Anestezionit, One T dhe Zekos. Në fillim të klipit shihet teksa reperët mbajnë në dorë një pankartë ku kërkojnë lirimin e Stresit. Ndërsa eveçanta e kësaj kënge është zëri i vetë Stresit në sfond i cili ka dërguar një mesazh me zë nga qelia, për realizimin e kësaj kënge.