MENU
klinika

Williams në US Open

Nuk ka surprizë mes motrave, fiton e njëjta

01.09.2018 - 11:21

Duel i përsëritur, por fituesja është e njëjta. Edhe ndeshja e 30-të mes tyre nuk pati histori, pasi Serena Williams fitoi me lehtësi 2-0 (6-1, 6-2) duelin brenda familjes, duke mposhtur motrën e saj të madhe Venus, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të grand slam të US Open.

Kjo është fitorja e 18-të e Serenës ndaj Venus në përballjet zyrtare, ndërkohë që motra e madhe ka fituar në 12 ndeshje, por nuk trumfon në “derbin” brenda familjes që prej vitit 2006.

Sfida e luajtur sot në Nju Jork nuk pati histori, zgjati thuajse një orë dhe Serena e mposhti në çdo drejtim motrën e saj, duke avancuar në raundin e katërt.

Williams sisters
Williams sisters

Në raundin e katërt shkon edhe tenistja çeke Karolina Pliskova, që mundi 2-0 (6-4, 7-6) amerikanen Sofia Kenin, ndërsa australiania Ashleigh Barty mundi po 2-0 (6-3, 6-4) çeken Karolina Muchova, në një ndeshje pa histori.

Një biletë për më tej siguroi edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, një nga favorite për të triumfuar në US Open, që mposhti 2-0 (6-4, 6-4) kinezen Qiang Wang.

Kampionia në fuqi e US Open, tenistja amerikane Sloane Stephens, mposhti 2-0 bjellorusen Victoria Azarenka (6-3, 6-4). Në takimet e tjera të raundit të tretë të luajtura sot, belgia Elise Mertens mundi 2-0 (6-3, 7-6) çeken Barbora Strycova, ndëra estonezia Kaia Kanepi mposhti 2-0 (6-3, 7-6) suedezen Rebeca Peterson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit