Aktorja e famshme Brigitte Nielsen tronditi botën kur lindi vajzën Frida në moshën 54-vjeçare. Vajza tani është shtatë muajshe dhe nëna e saj thotë se ndihet më mirë se kurrë.
Frida ishte fëmija i pestë dhe vajza e parë. Ka katër djem nga marrëdhëniet e mëparshme. Ata thonë se ndihen të lumtur për motrën e tyre.
“Shtatzënia ime nuk ishte e komplikuar. Sidoqoftë, mendova se në këto vite nuk do të kthehesha në të vjetrën. Por vetëm dy javë pas lindjes, u ktheva në të vjetrën”, tha Nilsen në një intervistë për “Today”.
Shtatzënia dhe rimëkëmbja pas lindjes kanë kaluar më lehtë sesa shpresonte, por diçka nuk do të ishte e thjeshtë. Aktorja dhe bashkëshorti i saj 40-vjeçar, Matia Desi, janë ndihmuar nga mjekët që përmes fekondimit artificial të bëhen prindër pas 11 vjetëve.
“Duhet shumë kohë dhe nuk është për të gjithë. Është e shtrenjtë dhe e vështirë për një lidhje, sepse zhgënjimi është i madh”, shpjegoi ajo.
Ajo lindi vajzën e saj Frida në fund të qershorit të vitit të kaluar dhe që atëherë është ndjerë mirënjohëse dhe e bekuar, megjithëse ajo ka hasur në kritika të shumta që ka vendosur të bëhet nënë pas moshës 50-vjeçare.
Nga lidhjet e e mëparshme Nielsen ka katër djem: 34-vjeçarin Julian Winding, 29-vjeçarin Kilian Gastine, 25-vjeçarin Daglas Meyer dhe 23-vjeçarin Raul Meyer Younger.