MENU
klinika

Deklarata

Kriza politike/ Meta: Gati të lë mandatin e të sakrifikohem për…

20.03.2019 - 11:53

Teksa ndodhej në Pogradec, presidenti Ilir Meta ka dalë me një deklaratë të fortë.

Ai është shprehur se për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake në vend është i gatshëm të lërë edhe mandatin e të sakrifikohet si Salvador Allende.

Në lidhje me krizën politike në vend, Meta tha se janë minuar të gjithë përpjekjet e presidentit për të parandaluar krijimin e krizës.

Sipas tij kriza politike në vend është e qëllimshme dhe kërkon të rrezikojë rendin kushtetues.

Kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë edhe më parë përse jemi në një situatë të tillë, që jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet dhe interesimi i vecantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar, kemi krizë që është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendin kushtetues.

Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

Përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën”, tha Meta.

 

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme