MENU
klinika

Quan francezët "të degjeneruar"

Brigitte Bardot rrezikon të përballet me burg

21.03.2019 - 11:45

Një nga femrat e konsideruara si seks simbol, quan francezët “të degjeneruar”! Brigitte Bardot mund të përballet me burg.

Ylli i filmave po përballet me ndjekje penale për nxitje të urrejtjes racore pasi e quajti “të degjeneruar” popullin francez nga Reunion Island.

Tashmë  aktorja që është 84-vjec ka thënë se ishte e zemëruar që shumë prej atyre që jetonin në territorin e huaj në Oqeanin Indian ishin të egër ndaj kafshëve.

“Vendasit kanë ruajtur instiktet e tyre të egra,” shkroi Miss Bardot në një letër të hapur drejtuar guvernatorëve lokalë në ishull, që ka një popullsi prej pothuajse një milion.

Ajo ishte veçanërisht e zemëruar me indianët për sakrifikimin e dhive, dhe tha se ata në “ishujt e demonizuar” ishin gjithashtu mizorë ndaj maceve dhe qenve.

Ish-seks simboli theksoi se gjatë një festivali, indianët prisnin dhitë dhe i hidhnin në det për peshkaqenët dhe kjo spas saj është një gjë makabre që duhet dënuar.