U raportua se Paris Jackson ishte dërguar në spital pasi kishte prerë damarët.
Më pas, u publikua audio e telefonatës për 911 ku dëgjohet të diskutohet për një incident si pasojë e një problemi psikiatrik në adresën e 20 vjeçares.
Ata raportojnë se kanë arritur në vendngjarje dhe se personi mund të jetë një “VIP”. Më pas “The Blast” tregoi se ajo kishte humbur një sasi të madhe gjaku pas prerjes së damarëve.
20 vjeçarja ka postuar në Twitter një status ku deklaronte se publikimet e fundit ishin shpikur, pasi ajo nuk dha reagimin e çmendur që ata prisnin për dokumentarin për babanë e saj.
“Ata nuk morën reagimin e çmendur që donin nga dokumentari, dhe një reagim i butë dhe i qetë nuk shet lajme ndaj pse jo mos të gënjesh e të krijosh një histori që shet? Patetike”- ishte shkrimi i saj.