MENU
klinika

Mjeshtrit e fjalës

Klasikët e nobelistët sërish në qarkullim

21.03.2019 - 17:22

Botimet në Portalin Mediatik “Konica.al” në kolanën “Mjeshtrit e Fjalës: Nobelistët/Klasikët” kanë si synim ta bëjnë sa më të lehtë rrugën e lexuesit për tek libri, me veprat më të mira të korifejve të literaturës botërore, kryesisht novela, tregime dhe romane të shkurtër.

Çdo titull pjesë përbërëse e këtyre botimeve, është një aventurë e re, një mësim i ri, një mesazh kuptimplotë për cilindo që e lexon: fëmijën, adoleshentin, apo të rriturin.

Përse klasikët? Kush më mirë se kolosët e penës, ata që kanë përjetësuar emrin e periudhave të ndryshme të letërsisë botërore, mund ta bëjë këtë?! Veprat klasike mbartin emocionet e aventurave, janë një obligim për vetveten, një mundësi për të zgjeruar horizontin, mendimet dhe shpirtin, në burimin e përsosur të fjalëve dhe shprehjeve, thesareve të kulturës botërore, stilit dhe mënyrën e shtjellimit të vërtetësisë larg artificialitetit.

Janë përzgjedhur novelat më të mira nga ato të L. N. Tolstoit tek Herman Hese, nga Viktor Hygo tek H. dë Balzak, P. Merime apo J. Kavabata, Gi dë Mopasan, Anton Çehov, F. Dostojevski, Ivan Turgeniev, Henri Xhejms, A. I. Pushkin, V. G. Korolenko, Xhon Gollsuorth, A. Kuprin, T. Man. M. Gorki, Zh. K. Zherom etj.

Vlen të theksojmë, se të gjithë librat janë sjellë në shqip me punë të përkushtuar, me një përkthim dinjitoz, nga përkthyesit më në zë të Shqipërisë, si L. Bare, J. Doksani, N. Jorgaqi, D. Omari, G. Kraniqi, R. Shvarc, M. Shapllo, E. Fico. D. Shapllo, D. Lazri, M. Sina, F. Papleka, D. Dushi, A. Miraka, Gëzim Halilaj, G. Shyti, V. Koka etj. gjithmonë bazuar në gjuhën origjinale, me besnikëri ndaj mesazhit të vetë autorit.

Po ashtu, një tjetër specifikë mjaft e veçantë dhe e volitshme e Botimeve Nazarko, mbetet fakti që librat janë konceptuar në format xhepi, format tejet komod, si dhe me standard parapërgatitor shumë cilësor, njëherazi praktik dhe tërheqës për cilindo adhurues të librit. Po kaq ekonomik është edhe çmimi, për secilin libërth nga emrat e mëdhenj të letërsisë klasike botërore.

Vepra të mjeshtërve të penës që janë shndërruar në pronë e gjithsecilit, që dëshiron të vendosë një gur më shumë në themelin e edukimit dhe ndërgjegjësimin e brezave me anë të fjalës, mesazheve dhe figurave të larmishme letrare që rrisin cilësinë e mendimit.

 

Botimet Nazarko u ofrohen lexuesve edhe në librarinë digjitale: https://shop.konica.al/produkt-category/libra/

 

 

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët