MENU
klinika

Mendohuni mirë kur zgjidhni

Morena Taraku tregon zhgënjimin nga mjekësia

22.03.2019 - 15:34

Mjekësia është një nga problemet që na shqetëson të gjithëve. Këngëtarja Morena Taraku ka bërë publike shqetësimin e saj lidhur me një ngjarje që po i ndodh prej dy vitesh.

Për shkak të mungesës së shërbimit në spitalet e Kosovës, babai i saj është detyruar të kurohet në “American Hospital”, në Stamboll të Turqisë.

Por ajo i bën thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë për të kryer shërbime në këtë spital, për shkak se bëjnë pazar me pacientët duke rritur çmimet.

Ky spital bëri pazar për dy vite me radhë me shëndetin e babait tim, duke ndryshuar çmimet normale dhe duke i konvertuar ato sipas qejfit. Është hera e dytë që ky spital më zhgënjen duke bërë pazar me shëndetin e babait tim. Ndoshta s’jam e para shqiptare që më shkelin në këtë mënyrë, sepse ka dhe shumë shqiptarë të tjerë që kurohen në këtë spital. Japin çmime në euro dhe i kalkulojnë si të duan, përderisa gjendemi në Stamboll dhe këtu përdoret lira turke. S’kanë faj këta, por mjekësia jonë e turpshme që duhet njerëzit e sëmurë të ikin nga Kosova për shërim… e atëherë normal që bëjnë pazar me ne”, shkruhet në postimin e saj në Insta Story.