22.03.2019 - 16:39
Kylie i jep fund përfundimisht miqësisë me Jordyn
Me sa duket, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre. Sipas‘TMZ’ ish-mikeshat e ngushta vazhdojnë të mos flasin me njëra-tjetrën dhe Kylie duket se ka vendosur të vazhdojë jetën pa Jordyn si pjesë e saj.
Pavarësisht lajmeve të mëparshme se Kylie dhe Jordyn flasin, ato nuk kanë bërë asnjë progres dhe e gjithë kjo ka të bëjë me paraqitjen e Jordyn në emisionin “Red Table Talk”, ku ajo mohoi të kishte pasur lidhje me Tristan.
“TMZ” shkruan se intervista e saj e bëri Kylien të sigurohej se shoqëria nuk mund të vazhdojë.