MENU
klinika

Volejboll

Kosova nuk lejon edhe dy klube serbe

25.03.2019 - 15:59

Kosova edhe njëherë tjetër ka ndaluar hyrjen në territorin e vet klubet serbe. Bukovica nga Ivanjica dhe Ribnica nga Kraljeva, dy ekipe të volejbollit, donin të hynin në Kosovë për të zhvilluar ndeshje të Ligës Rajonale të Perëndimit të Zubin Potokut.

Presidenti dhe trajneri i klubit OK Graçanica, Milan Dabiç ka thënë për “KosSev” se një skuadër e femrave nga Bajina Basta është lejuar të shtunën të futej në territorin e Kosovës, ndërsa të dielën në Brnjak nuk ka mundur të depërtonte asnjë klub.

Sipas Dabiç, ndeshjet janë shtyrë pasi klubeve të lartpërmendura serbe nuk u është lejuar futja në territorin e Kosovës.

Klubet serbe kanë mbetur të zhgënjyera që iu desh të ktheheshin mbrapshtë. Por, rregullat janë rregulla: shteti i Kosovës nuk do t’i lë të futen në territorin e tij klubet që nuk marrin leje dhe aprovim.

Vazhdojnë ndalesat nga Serbia për kosovarët konica.al

Në vitet e pasluftës, deri vonë, klubet serbe futeshin në territorin e Kosovës pa problem, madje zhvillonin edhe ndeshje zyrtare, krahas atyre miqësore.

Mirëpo muajt e fundit atyre po iu ndalohet hyrja në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës. Para pak ditëve u ndaluan edhe dy klube të tjera basketbolli, duke u kthyer mbrapsht në kufi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN